Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ia ka dale dot te shkoje ne finalen e Kupes e Shqiperise se ketij sezoni. Ne gjysmefinale, ajo eshte mundur me rezultatin 57-74 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit te qytetit te Vlores.
Trajneri Gjeçaj e kishte deklaruar qe pas kualifikimit ndaj Teutes se me Flamurtarin do te ishte e veshtire dhe per ta vertetuar kete gje mjafton te permendim edhe faktin qe ne ndeshjen e sotme mungonte edhe kapitenia Ingrid Dashja. Dhe kuptohet qe gjerat u bene edhe me te veshtira.
Duhet thene se 20 minutat e kesaj ndeshje kane patur shume rivalitet, madje ne pushim ka qene Vllaznia qe ka shkuar ne avantazh. Perioda e pare u mbyll 19-17 per Flamurtarin, ndersa ne te dyten shkodranet fituan 15-11 duke shkuar ata ne pushim me nje avantazh prej 2 pikesh.
Por vetem kaq sepse ne perioden e trete vlonjatet “bejne ligjin” duke fituar 27-10 dhe kthyer rezultatin ne favorin e tyre. Perioda e fundit ishte thjesht formalitet, u mbyll 17-15 per vendaset qe kesisoj fituan krejt ndeshjen me rezultatin 74-57.
Tek Vllaznia ka spikatur serish Bernada Rreshpja qe shenoi plot 28 pike, nderkohe qe piket e tjera u shenuan nga Sindi Kryeziu (10), Anisa Bokrina (6), Melida Hykaj (5), Anisa Musaja (4) dhe Medina Hykaj (4).
Ne gjysmefinalen tjeter, Partizani ka fituar 79-62 duke siguruar kesisoj edhe ai kalimin ne finale. Kjo e fundit do te luhet diten e neserme po ne Vlore, nderkohe qe Vllaznia do te luaje ndaj Tiranes per vendin e trete./SHKODRA-SPORT.COM/