Vllaznia ne basketboll per femra pas humbjes te javes se kaluar ndaj Tiranes, eshte rikthyer sot tek fitorja kur ka mundur lehtesisht ekipin e Elbasanit me rezultatin e thelle 80-27 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Vajzat e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj kane dominuar ne te gjitha drejtimet e kete e kane treguar qe ne perioden e pare te ndeshjes te cilen e kane mbyllur me shifrat e thella 21-3. Ajo ka ardhur duke u thelluar edhe me shume ne te dyten e cila u mbyll 16-6.
Ne kete menyre, dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 28 pikesh ne favorin e Vllaznise. Ajo ka ardhur veç duke e thelluar edhe me shume rezultatin dhe perioden e trete e ka fituar 12-8, ndersa ne te katerten fiksohen shifrat 31-10.
Ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 80-27. Per Vllaznine ka spikatur serish e zakonshmja Bernada Rreshpja e cila ne kete takim ka shenuar plot 32 pike. Te tjerat jane shenuar nga Anisa Bokrina (21), Anisa Musaja dhe Melida Hykaj nga 10 pike secila, Sara Murçaj 5 dhe Sindi Kryeziu 2 pike.
Pas javes se 14-te te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 22 pike, pas 8 fitoreve dhe 6 humbjeve te pesuara duke qene e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/