Vllaznia ne basketboll per femra rikthehet tek fitorja ne kampionat. Diten e sotme ajo ka fituar me rezultatin 57-52 ndaj Studentit ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit. Kjo ka qene nje fitore shume e rendesishme e ekipit shkodran ndaj nje rivali direkt per zonen play-off.

Protagonisja kryesore absolute e ketij suksesi ka qene basketbollistja Bernada Rreshpja e cila ka shenuar plot 31 pike ose me shume se gjysmen e pikeve te te gjithe ekipit.

Perioda e pare e ndeshjes ka patur rivalitet dhe ajo eshte fituar nga Vllaznia me rezultatin 13-11. Ne te dyten epersia e saj ka ardhur duke u rritur teksa e ka fituar ate 20-14 dhe ne kete menyre ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 8 pikesh.

Ne perioden e trete ka serish rivalitet dhe shkodranet e fitojne 14-13, ndersa ne perioden e fundit eshte Studenti qe fiton 14-10 por pa arritur dot te permbyse shifrat perfundimtare te ndeshjes qe rregjistruan fitoren e Vllaznise 57-52.

Perpos 31 pikeve te Rreshpjes, kane shenuar ne kete takim edhe Sindi Kryeziu 9 pike, Anisa Bokrina dhe Melida Hykaj nga 6 pike secila, amerikania Taylor 3 dhe Ingrid Dashja 2 pike. Kjo e sotmja ishte fitorja e trete e Vllaznise ne kampionat, pas atyre ndaj Teutes dhe Barletit, nderkohe qe ka rregjistruar edhe dy humbje ndaj Flamurtarit dhe Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/