Vllaznia e basketbollit te femrave ka pesuar humbjen e dyte ne kampionat. Pasditen e sotme ne kryeqytet ajo eshte mundur me shifrat 66-76 nga nje tjeter ekip pretendent siç eshte ai i Partizanit, megjithate paraqitja e vajzave shkodrane ndaj kundershtarit te perforcuar edhe me 3 lojtare te huaja, ka qene e mire duke qene ne kete ndeshje edhe pa lojtaren me pervoje Ingrid Dashja.

Ne fakt kane qene vajzat kuqeblu qe e nisen me mire ndeshjen dhe si rrjedhoje arriten ta fitojne perioden e pare ne shifrat 25-19. Por Partizani reagoi ne te dyten te cilen e fitoi 25-13 dhe si rrjedhoje dy ekipet shkuan ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 6 pikesh ne favor te ekipit te kuq.

Vendaset luajten me mire edhe ne perioden e trete te cilen e fituan 21-14 dhe ndonese Vllaznia e fitoi perioden e fundit 14-11, kjo nuk mjaftoi per te dale me pike nga kjo ndeshje sepse gjithçka u vulos me rezultatin perfundimtar 76-66 ne favor te Partizanit.

Per Vllaznine ka shkelqyer serish Bernada Rreshpja e cila ka shenuar plot 32 pike ne kete ndeshje, ndersa te tjerat jane shenuar nga Anisa Bokrina (14), Sindi Kryeziu (8), Melida Hykaj (7), Anisa Musaja (4) dhe Medina Hykaj (1)./www.shkodrasport.com/