Vllaznia e basketbollit te femrave merr nje tjeter fitore ne kampionat, te dyten rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura dhe si rrjedhoje konfirmon startin e shkelqyer te saj. Pasditen e sotme vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin 79-59 ndaj Elbasanit ne ndeshjen e luajtur ne Elbasan.

Takimi ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per ekipin kuqeblu i cili e mbyll perioden e pare ne shifrat 25-9. Nje epersi kjo qe do ta ndihmonte per te kontrolluar gjithçka ne loje. Perioda e dyte do te mbyllej me shifrat e barabarta 21-21 dhe ne kete menyre ekipet shkojne ne pushim me nje diference prej 16 pikesh me vendaset.

Edhe perioda e trete starton ne menyren e duhur dhe ajo fitohet 17-9 nga Vllaznia. Kaq mjafton qe 10 minutat e fundit te ndeshjes te jene thjesht nje formalitet dhe ndonese ato do te fitohen nga Elbasani 20-16, kjo nuk perben asnje problem per ekipin shkodran.

Ky i fundit arrin te triumfoje me rezultatin e pergjithshem 79-59. Nje triumf ky me 20 pike diference, çka e konfirmon me se miri edhe epersine e vajzave te drejtuara nga Medina Mustafa ndaj kundershtareve te tyre.

Edhe ne kete ndeshje ka shkelqyer si gjithnje Bernada Rreshpja qe ka shenuar plot 30 pike, nderkohe qe ka spikatur edhe Anisa Bokrina me 24 pike, ndersa te tjerat jane shenuar nga Sindi Kryeziu (8), Melida Hykaj (7), Anisa Musaja (6), Sara Murçaj (2), Ingrid Dashja (1) dhe Medina Hykaj (1)./www.shkodrasport.com/