Vllaznia ne basketboll per femra rikthehet tek fitorja. Pasditen e sotme ajo ka mundur ekipin e Elbasanit ne shifrat 60-44 ne takimin e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe si rrjedhoje i ka forcuar edhe me shume pozitat ne vendin e katert te renditjes.

Takimi ka nisur me mire per vajzat kuqeblu te cilat e mbyllen perioden e pare ne shifrat 16-11, nderkohe qe epersia e tyre ka ardhur duke u rritur edhe ne 10 minutat e dyta te cilat u mbyllen 20-16 dhe ne kete menyre Vllaznia ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 9 pikesh.

Pikerisht nisur nga kjo, trajnerja Media Mustafa u ka dhene mundesine te luajne edhe disa lojtareve te reja si Dibra, Haka, Demaj e Medina Hykaj dhe kuptohet qe loja ka rene disi por pa e vene asnjehere ne dyshim avantazhin.

Perioda e trete u mbyll 9-7 ne favor te Elbasanit qe u mundua ta rihapte ndeshjen, por nuk do te ndodhte keshtu sepse Vllaznia me titullaret e saj e thelloi serish rezultatin duke e fituar perioden e katert 17-8 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 60-44.

Pikeshenuesja me e mire e ndeshjes ka qene e zakonshmja Bernada Rreshpja e cila shenoi 18 pike, ndersa te tjerat jane shenuar nga Anisa Bokrina (15), Melida Hykaj (9), Sara Murçaj (6), Sindi Kryeziu (4), Rumejsa Haka (4), Ingrid Dashja (2) dhe Visara Demaj (2)./www.shkodrasport.com/