Vllaznia ne basketboll per femra ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme thuajse e ka siguruar vendin e katert ne renditje. Pasditen e sotme ajo ka triumfuar ndaj nje ekipi rival si Studenti.

Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar nga vajzat shkodrane me rezultatin 66-57. Ato e kane nisur shume mire takimin duke e dominuar ate qe ne perioden e pare e cila u mbyll me rezultatin 13-5 ne favorin e tyre.

Miket nga kryeqyteti kane reaguar ne perioden e dyte duke e fituar ate 22-13 dhe kesisoj kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje pike epersi ndaj Vllaznise. Nje gje e tille nuk mund te pranohet nga vendaset te cilat e rrisin lojen e tyre dhe ne perioden e trete fitojne 26-11 duke e kaluar avantazhin ne anen e tyre.

Si rrjedhoje, ndonese ne perioden e fundit eshte serish Studenti qe fiton 19-14, por kjo nuk i mjaftuar per te triumfuar ne Shkoder sepse i gjithe takimi do te fitohet me rezultatin e pergjitshem 66-57 ne favor te Vllaznise.

Në fushë u dalluan Bokrina me 15 pikë e Rreshpja me 14 pikë, ndërsa Dashja ka shenuar 13, Melida Hykaj 10, Sindi Kryeziu 8 dhe Anisa Musaja 6 pike. Pas javes se 15-te te kampionatit Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe mban vendin e katert te renditjes, nderkohe qe Partizani i vendit te trete ka 27 dhe Studenti i vendit te peste 20 pike./SHKODRA-SPORT.COM/