Vllaznia e basketbollit te femrave ka mundur Teuten dhe eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise duke qene keshtu edhe ne kete kompeticion ne mes kater skuadrave me te mira te vendit.

Ndeshja çerekfinale ndaj ekipit durrsak eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar nga vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj me rezultatin 62-50.

Ne fakt, dy periodat e para jane dominuar nga Teuta e cila e mbylli 10 minuteshin e pare ne shifrat 15-6 ne favorin e saj, ndersa ne te dyten Vllaznia fitoi 19-13 megjithate ekipet shkuan ne pushim me nje diference prej tre pikesh ne favor te Teutes.

Por vetem kaq sepse gjithçka do te permbysej ne perioden e trete e cila do te fitohej nga Vllaznia 25-10 dhe ne kete menyre ajo vendosi diktatin e saj ne fushen e lojes duke e ruajtur epersine edhe ne perioden e katert qe u mbyll 12-10 per miket, por ne fund eshte skuadra shkodrane qe triumfon me shifrat 62-50.

Perpos te zakonshmes Bernada Rreshpja qe shenoi 18 pike ne kete ndeshje, ka spikatur edhe Sindi Kryeziu qe po ashtu shenoi te njejtin numer pikesh. Anisa Bokrina ka shenuar 12 pike, Medina Hykaj 8 dhe kapitenia Ingrid Dashja shenoi 6 pike. Ne gjysmefinale Vllaznia do te ndeshet me Flamurtarin./SHKODRA-SPORT.COM/