Vllaznia e basketbollit te femrave eshte mundur edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur diten e djeshme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit ndaj ekipit te Tiranes me rezultatin 58-92.

Ka qene nje ndeshje e vlefshme per javen e 11-te te kampionatit dhe shkodranet sigurisht qe nuk mund te benin asgje ndaj njerit prej ekipeve me te mira te vendit.

Kane qene vajzat bardheblu qe e kane nisur mire ndeshjen dhe e kane fituar perioden e pare me shifrat 26-10, ndersa te dyten 27-15 dhe ne kete menyre ata kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 28 pikesh ndaj Vllaznise.

Kjo e fundit thjesht ka fituar perioden e trete 18-15, por pa arritur te beje asgje me teper teksa ka humbur te katerten 15-24 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 58-92. Per Vllaznine shenuesja me e mire ne kete ndeshje ka qene basketbollistja Anisa Bokrina e cila ka arritur te shenoje 16 pike.

Po kaq ka shenuar edhe Medina Hykaj. Pas saj ka ardhur Ingrid Dashja me 15 pike, ndersa kane shenuar edhe Sara Murçaj (4), Sindi Kryeziu (4), Melida Hykaj (2) dhe Anisa Musaja (1). Nderkohe per t’u permendur eshte edhe fakti qe ne rradhet e Tiranen luanin dy basketbolliste shkodrane, pikerisht Klea Verri qe ishte dhe pikeshenuesja me e mire e ndeshjes me 22 pike te shenuara dhe Imela Mala qe shenoi 5 pike.

Pas javes se 11-te te kampionatit, Vllaznia e femrave ndan vendin e katert dhe te peste me Studentin, me nga 14 pike secila. Keto dy ekipe do jene ne gare deri ne fund me njeri- tjetrin per te siguruar vendin e katert dhe per te kapur zonen play-off./SHKODRA-SPORT.COM/