Vllaznia ne basketboll per femra ishte ekipi i fundit i lojerave me dore ne Shkoder qe e mbyll kampionat, teksa edhe ai, ashtu si volejbolli i meshkujve dhe i femrave e mbyll rrugetimin ne gjysmefinale te kampionatit.

Ne kete tur, ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj eshte ndeshur me Flamurtarin. Ndeshja e pare u zhvillua ne Vlore dhe gjithçka e thjeshtë për vlonjatet në sfidën e parë të “play off”-it kundër Vllaznisë. Kampionet në fuqi nuk falën në shtëpi, duke fituar me rezultatin 98-73 (28-5, 29-18, 14-20, 27-30). Flamurtari i mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me plot 34 pikë avantazh.

Më tej, gjatë gjysmës së dytë të ndeshjes, vendëset e ulën ritmin, por pa e vënë në diskutim për asnjë çast fitoren. Me 21 pikë, 9 ribaunde dhe 6 asiste, Sophia Jacobsson ishte lojtarja me rendimentin më të lartë në radhët e bregdetareve të trajneres Elona Hasanaj. Te Vllaznia spikati e zakonshmja Bernarda Rreshpja, autore e 27 pikëve.

Nderkohe, pasditen e djeshme eshte zhvilluar ndeshja e dyte ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Flamurtari arriti një fitore të lehtë edhe kete here ndaj Vllaznisë me shifrat 76-41. Një ndeshje pa shumë histori, ku vlonjatet u shkëputen thellë 38-12 që në pjesën e parë, duke e kthyer ndeshjen në një stërvitore. Rreshpja me 23 pikë ishtë shënuesja më e mirë për Vllazninë, ndërsa për vlonjatet u dallua Omerbasic me 20 opikë e 10 rebound.

Ne kete menyre me rezultatin 2-0, Flamurtari kualifikohet per ne finale te kampionatit ku do te ndeshet me Partizanin, ndersa Vllaznia e mbyll ketu rrugetimin e saj duke arritur objektivin qe kishte./SHKODRA-SPORT.COM/

Nd.1, Flamurtari – Vllaznia, 98-73

Nd.2, Vllaznia – Flamurtari, 41-76