Vllaznia e basketbollit te femrave nuk ia ka dale te fitoje ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe ka luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit te Vlores ndaj Flamurtarit vendas. Kuptohet qe niveli i kundershtarit eshte shume i larte dhe si rrjedhoje vajzat kuqeblu jane detyruar ta pranojne humbjen.
Ne fund te 40 minutave jane fiksuar shifrat 76-58 ne favor te ekipit vlonjat. Por duhet thene se dy periodat e para te kesaj ndeshje jane shoqeruar me shume rivalitet dhe Vllaznia eshte munduar te konkurroje si e barabarte ndonese ka patur
nje mungese te rendesishme si ajo e Ingrid Dashjes.
Ne 10 minutat e para jane fiksuar shifrat 21-19 ne favor te Flamurtarit, qe po ashtu e ka fituar edhe te dytin 17-14, por ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me vetem 5 pike diference, çka vinte ne dyshim ndoshta fitoren.
Pikerisht nga kjo, pas rikthimit ne parket basketbollistet vlonjate kane hyre me nje ritem tjeter ne fushe duke e fituar perioden e trete 24-9 dhe ne kete menyre iu afrua fitores dhe ndonese ne perioden e fundit ishte Vllaznia qe fitoi 16-14, por kjo nuk i ndryshoi gjerat.
I gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 76-58. Tek Vllaznia ka spikatur serish basketbollistja Bernada Rreshpja e cila arriti te shenonte plot 26 pike. Te tjerat jane shenuar nga Anisa Bokrina (11), Medina Hykaj (9), Melida Hykaj (6), Sindi Kryeziu (4) dhe Sara Murçaj (2)./www.shkodrasport.com/