Vllaznia ne basketboll per meshkuj ia ka dale te fitoje ndaj Apolonise, nje rivali direkt. Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mbremjen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 71-61.

Skuadra shkodrane e ka nisur mire takimin dhe i mbyll 10 minutat e para me nje avantazh prej tre pikesh, ne shifrat 19-16. Por nderkohe ne te dyten ajo eshte thelluar edhe me shume sepse Vllaznia do ta fitonte 28-18 duke shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 13 pikesh.

Apolonia mundohet te reagoje ne perioden e trete dhe e fiton 16-8 duke ngushtuar shifrat dhe duke u munduar te rihapte ndeshjen por nuk ia doli dot. Kuqeblute do ta fitonin perioden e katert 16-11 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 71-61.

Me i miri per Vllaznine ne kete ndeshje ka qene 18 vjeçari Veton Gjeçaj qe ka shenuar plot 22 pike, nderkohe qe pas tij vjen amerikani Saab me 21, Mckyron me 11, Shabani 9 dhe Rakaj e Bitri nga 4 pike secili./SHKODRA-SPORT.COM/