Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka bere nje hap shume te gabuar ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ndaj ekipit te Kamzes mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ku kane qene miqte ata te cilet kane triumfuar ne fund me rezultatin 87-73.

Ndeshja nuk nisi aspak mire per vendasit te cilet e pane veten ne disavantazh 0-9, megjithate me kalimin e minutave ata e moren veten dhe si rrjedhoje arriten ta ngushtojne rezultatin deri ne dy pike ne fundin e periodes se pare, 19-21.

U mendua se kjo do ta ndryshonte lojen ne perioden e dyte, por eshte serish Kamza qe luan me mire dhe ajo e fiton me shifrat 19-15 dhe si rrjedhoje, ne pushimin e ndeshjes do te shkonte me nje avantazh prej 6 pikesh.

Por perioda e trete ka qene nje shkaterrim i vertete per kuqeblute e trajnerit Llazani te cilet bejne shume gabime dhe si rrjedhoje e humbin ate 14-27. Ndonese Vllaznia reagon ne perioden e katert duke e fituar me shifrat 25-20, por kjo nuk do te ndryshonte asgje dhe ne perfundim te takimit eshte Kamza qe triumfon me rezultatin e pergjithshem 87-73.

Humbja e sotme ndaj Kamzes i ka nderlikuar jo pak pozitat e kuqebluve te cilet tashme e shohin veten me pike te barabarta me kundershtarin e sotem duke vene ne rrezik zonen play-off. (www.shkodrasport.com)