Me histori spostimesh e shtyrjesh te ndeshjeve, gjithsesi Vllaznia ne basketboll per meshkuj ia ka dale te kualifikohet per ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise. Mbremjen e sotme ajo ka arritur te fitoje ne gjysmefinale ndaj Tiranes me rezultatin 71-45.
Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” te Durresit dhe eshte shoqeruar nga nje dominim i basketbollisteve kuqeblu te cilet nuk e vune per asnje moment ne dyshim fitoren.
Vetem perioda e pare e mbyllur 18-17 ne favor te Vllaznise ka patur deri diku rivalitet, sepse me pas ne fushe ka qene vetem ekipi shkodran. Ai e ka fituar perioden e dyte 19-14 dhe ne pushim te ndeshjes do te shkonte me nje avantazh prej 6 pikesh. Kaq ka mjaftuar qe pastaj vijimi i lojes te kishte vetem nje emer: Vllazni!
Perioda e trete do te mbyllej 19-6 ne favorin e saj, ndersa e katerta 15-8 dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te fitohej me 26 pike diference nga kuqeblute qe e shohin veten ne gjysmefinale. Tur ne te cilin do te ndeshen me Elbasanin diten e shtune dhe shanset jane te medha qe Vllaznia te kaloje ne finale.
Ne ndeshjen e sotme ndaj Tiranes pikeshenuesi me i mire per te ka qene Arnold me 16 te tilla, ndersa te tjerat jane shenuar nga Walton (13), Wright (11), Gjeçaj (8), Memçaj dhe Wilkins (7), Shestani (5), Kopliku (3) dhe Rakaj (1)./www.shkodrasport.com/