Vllaznia e basketbollit te meshkujve merr nje tjeter fitore ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo ka triumfuar ne Kamez ndaj skuadres vendase me rezultatin 98-93, ne nje ndeshje qe ka patur nevoje per kohen shtese per te percaktuar fituesin sepse eshte shoqeruar me nje rivalitet shume te madh.

Takimi ka nisur me mire per shkodranet te cilet e kane fituar perioden e pare me shifrat 26-18. Kamza reagoi ne te dyten ku luan me mire dhe e fiton ate 25-12 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 5 pikesh ne favorin e saj.

Kamzalinjte e drejtuar tashme nga trajneri Glen Prodani, i cili ka zene vendin e Eni Llazanit qe ka kaluar te Vllaznia, e kane vijuar dominimin e tyre dhe ne perioden e trete te cilen e fitojne serish me rezultatin 24-18 dhe kesisoj e çojne avantazhin e tyre deri ne 11 pike duke krijuar premisat e nje fitoreje.

Por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Vllaznia “zgjohet” ne perioden e katert dhe e fiton ate 25-14 duke barazuar ne kete menyre shifrat ne 81-81 dhe kjo e beri te detyrueshme shtesen prej 5 minutash. Ne kete te fundit jane serish shkodranet qe luajne me mire dhe e fitojne me shifrat 17-12 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 98-93.

Per te kane spikatur mbi te gjithe Walton i cili ka shenuar 28 pikë dhe ka bere 15 kërcime ne tabele, Robert Shestani me 24 pikë dhe 7 asiste dhe Dyquavis Wilkins: 20 pikë dhe 11 kërcime. Fitorja e sotme ndaj Kamzes ka qene shume e rendesishme per Vllaznine dhe sigurisht qe do ta ndihmoje ate per vazhdimesine e kampionatit./www.shkodrasport.com/