Vllaznia e basketbollit per meshkuj peson nje tjeter humbje ne kampionat dhe e sheh veten gjithnje e me poshte dhe gjithnje e me afer renies nga Superliga. Pasditen e sotme ajo eshte mundur nga Beselidhja ne “Asllan Rusi” me rezultatin 75-106.
Qe ne fillim te ndeshjes kane qene lezhjanet qe e kane udhehequr rezultatin dhe e kane mbyllur perioden e pare ne shifrat 27-13. Ne te dyten Vllaznia mundohet ta rrise lojen e saj dhe ajo do te mbyllej ne shifrat 26-24. Ne kete menyre dy ekipet shkojne ne pushim me nje avantazh prej 16 pikesh ne favor te Beselidhjes.
Epersia e djemve te drejtuar nga trajneri Afrim Bilali do te vazhdonte edhe ne dy periodat e tjera te cilat po ashtu do te fitoheshin prej tyre ne shifrat 29-21 dhe 24-17.
Ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me nje fitore te paster prej Beselidhjes prej 31 pikesh. Per te pikeshenuesi me i mire ishte Jordan Xavier Donald Robinson me 26 pike te shenuar e pas tij Brandon Lamar Morris me 19 pike.
Nderkohe te Vllaznia pikeshenuesi me i mire ka qene Eric Cooper me 28 pike te shenuara, ndersa piket e tjera jane shenuar nga Elian Memçaj me 15 pike, Smith me 13 pike, Antonio Shabani me 8 pike, Elidon Bitri me 6 pike dhe Veton Gjeçaj me 5 pike.
Pas javes se 12-te te kampionatit, Vllaznia me 13 pike te grumbulluara ndodhet ne vendin e fundit te renditjes, nderkohe qe rivali i saj me i afert, Apolonia ka grumbulluar 17 pike. Ndersa Beselidhja me fitoren e sotme eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve dhe mban vendin e dyte te renditje, vetem nje pike larg Teutes kryesuese./SHKODRA-SPORT.COM/