Vllaznia e basketbollit te meshkujve “eshte bere per gjynah”. Pasi ka humbur ndaj dy ekipeve debutuese ne Superlige, ajo eshte mundur edhe nga Kamza. Madje humbja ndaj saj ka qene shume e rende, me 66 pike diference!!! Nje hyumbje qe tregon me se miri gjendjen e kuqebluve te drejtuar nga trajneri Bekteshi.
Ndeshja eshte luajtur pasditen e djeshme ne sallen spotive te Kamzes dhe kane qene vendasit ata te cilet kane fituar ne fund me rezultatin e thelle 109-43. Kamza e ka nisur qe ne fillim mire dhe e ka mbyllur perioden e pare ne shifrat 21-11. Ne te dyten ka ardhur duke e thelluar ate dhe ajo mbyllet 31-17.
Ne kete menyre dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 24 pikesh ne favor te vendasve te cilet do te vinin duke e thelluar edhe me shume ate ne dy periodat e tjera ngaqe tek basketbollistet e Vllaznise vihen re shenja lodhje.
E treta mbyllet 33-9 po per Kamzen, ndersa e katerta perfundon me 6 pike per Vllaznine perballe 24 pikeve qe shenon ekipi vendas dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat e thella 109-43 ne favor te tyre.
Per ekipin shkodran pikeshenuesi me i mire ne kete ndeshje ka qene Elian Memçaj me 17 pike, e ma pas Rejdi Rakaj me 11 pike. Piket e tjera jane shenuar nga Bitri (8), Gjeçaj (5) dhe Kuçi (2).
Nje situate e tille padyshim qe eshte e rende dhe Vllaznia duket shume e rrezikuar per te rene nga Superliga. Nese nuk do te kete nderhyrje ne merkato gjate janarit, padyshim qe kjo do te ndodhe sepse aktualisht eshte ekipi me i dobet i kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/