Ndonese ne kampionat po kalon momente te veshtira, Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka arritur te gjeje fitoren ne Ligen Unike ndaj ekipi Sigal Prishtina, ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Ajo ne fund ka triumfuar me rezultatin 88-57.

Gjithçka ka nisur ashtu si duhet per shkodranet te cilet e kane fituar perioden e pare me shifrat 20-8. Epersia ka vijuar te rritet edhe ne perioden e dyte e cila eshte mbyllur 22-13 po per ta dhe si rrjedhoje shkon ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 21 pikesh.

Nje epersi mese e mjaftueshme per te administruar gjithçka dhe madje edhe per te thelluar me shume rezultatin. Dy periodat e tjera mbyllen 25-18 dhe 21-18 dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te fitohej me nje diference prej 31 pikesh ne favor te Vllaznise.

Per te, pikeshenuesi me i mire ka qene Walton me 29 te shenuara, e pas tij Wilkins 15, Arnold 12, Wright 10, Gjeçaj 9, Memçaj 8 dhe Kopliku 5.(www.shkodrasport.com)