Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka mbyllur me humbje rrugetimin e saj ne edicionin e sivjetem te Liges Unike. Mbremjen e sotme ajo ka luajtur ne Therande ndaj “Golden Eagle Ylli” dhe eshte mundur me rezultatin 71-80.
Duhet thene se perioda e pare ka qene shume e rivalizuar dhe kete e tregon me se miri edhe rezultati i ngushte i fiksuar ne fundin e saj, 18-17 per vendasit. Ne te dyten nderkohe jane shkodranet ata qe luajne me mire dhe si rrjedhoje arrijne ta kthejne rezultatin ne favorin e tyre.
Kuqeblute e trajnerit Llazani e mbyllin kete periode me shifrat 21-16 dhe kesisoj shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 4 pikesh. Megjithate vetem kaq sepse perioda e trete eshte e gjitha per t’u harruar. Jane vendasit ata qe e dominojne duke e fituar 27-17 dhe duke e kthyer rezultatin ne favorin e saj.
Edhe ne perioden e katert eshte “Golden Eagle Ylli” qe dominon duke fituar 20-16 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me shifrat 81-70. Per ekipin shkodran pikeshenuesi me i mire ka qene Walton me 17 te shenuara, e me pas Memçaj dhe Wilkins nga 12 secili, Wright 11 e keshtu me rradhe.
Vllaznia e mbyll rrugetimin e saj me 8 pike te grumbulluara ne 6 ndeshje, fale 2 fitoreve dhe 4 humbjeve te pesuara duke u pozicionuar ne vendin e trete ne grup dhe duke lene poshte vetes Tiranen.(www.shkodrasport.com)