Pavaresisht se arriti te fitonte ne pjesen e pare, Vllaznia nuk ia ka dale qe te ruaje avantazhin deri ne sekonden e fundit te ndeshjes dhe si rrjedhoje eshte mundur me shifrat 84-85 ndaj Sigal Prishtina, ne takimin e vlefshem per Ligen Unike.

Vllaznia e Shkodrës ishte duke fituar 84:83 ndaj Sigal Prishtinës kur kishte mbetur edhe një minutë lojë deri në fund të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës Unike. Por ajo nuk e ruajti epërsinë.

Sigal Prishtina fitoi në fund 85:84 ndaj Vllaznisë, falë pikëve që i shënoi në fund Cory Reeves. Reeves e mbylli ndeshjen te vendësit me 15 pikë, gjashtë kërcime e një asistim, ndërsa më i dalluari ishte Muhamedali Janjeva me 19 pikë, dy kërcime e dy asistime. Te Vllaznia, Maurice Walton shënoi 23 pikë, 13 kërcime e një asistim.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. 29:25 fitoi Vllaznia në çerekun e parë, ndërsa Sigal Prishtina e fitoi çerekun e dytë 15:14, ndërsa të tretin 23:22. Lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, por prishtinasit fituan edhe në 10 minutat e fundit, 22:19.