Vllaznia i shkakton humbjen e pare ne kampionat Beselidhjes pas gati dy vitesh. Ka ndodhur keshtu mbremjen e sotme ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.
Sfida ishte mjaft e bukur, me emocione dhe rivalitet deri në sekondën e fundit. Kane qene lezhjanet ata qe e fituan perioden e pare ne shifrat 22-19, por ne te dyten jane shkodranet qe luajne me mire dhe fitojne 24-19 duke shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 2 pikesh ne favorin e saj.
Nje epersi e vogel por qe i ka mjaftuar asaj per ta ruajtur deri ne fund sepse dy periodat e tjera do te kene te njejtat rezultate, e treta 25-21 ne favor te Beselidhjes dhe e katerta 24-20 per Vllaznine dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur me shifrat e pergjithshme 88-86 per kuqeblute e trajnerit Llazani.
Për shkodranët fitorja do të thotë shumë, pasi mban gjallë shpresat për një vend në play off. Tucker me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Vllazninë, ndërsa 21 pikët e Angle për Besëlidhjen mbetën për statistikë.
Renditja pas javes se 18-te: Elbasani 34 pikë, Partizani 34 pikë, Fieri Basket 27 pikë, Skënderbeu 25 pikë, Flamurtari 22 pikë, Pogradeci 17 pikë.