Vllaznia e basketbollit te meshkujve ia del te shkoje ne play-off. E ka siguruar kete gje ne ndeshjen e javes se fundit te kampionatit te rregullt, duke mundur Apolonine 98-75 dhe ne kete menyre shkodranet kane siguruar vendin e katert ne renditje, ndonese me pike te barabarta me Tiranen e vendit te peste, por me pikaverazh me te mire me te ne ndeshjet direkte.
Sfida e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit fierak ka qene shume vendimtare dhe kuptohet nisur nga rendesia e saj, ka patur edhe shume emocione brenda. Megjithate gjithçka ka shkuar ashtu si duhet ne kete takim.
Vendasit e nisin shume mire ndeshjen dhe arrijne ta mbyllin perioden e pare me rezultatin 29-15. Epersia do te rritej edhe me shume ne te dyten qe mbyllet 30-15 dhe kesisoj Vllaznia shkon ne pushimin e ketij takimi me nje diference te konsiderueshme prej 29 pikesh ne favorin e saj.
Diference kjo qe do te sillte kontrollin e lojes prej saj ne dy periodat e tjera dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me rezultatin e pergjithshem 98-75. Ne kete menyre Vllaznia e basketbollit te meshkujve siguron play-off-in duke mbrojtur ne kete menyre “nderin” e lojerave me dore te Shkodres.
Ne gjysmefinale, kuqeblute e trajnerit Llazani do te ndeshen me Beselidhjen, skuadren me ne forme te kampionatit, megjithate do te tentojne te bejne me te miren ndaj saj, ashtu siç bene edhe para dy javesh kur i shkaktuan te paren humbje ne dy vitet e fundit kesaj skuadre.(www.shkodrasport.com)