Pas asaj ndaj Beselidhjes javen e kaluar, Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka mundur pasditen e sotme edhe Kamzen dhe pas dy fitoreve rradhazi, mban ende gjalle shpresat per te zene nje vend ne katershen e ekipeve qe do te vazhdojne garen per titullin kampion.
Sfida eshte luajtur pasditen e sotme ne Kamez dhe eshte fituar nga basketbollistet kuqeblu 92-73. Ata e kane dominuar ndeshjen ne perioden e pare e cila u mbyll me shifrat 23-16 ndersa ne te dyten jane vendasit qe fitojne 22-18 duke e ngushtuar diferencen ne vetem 3 pike ne fundin e dy periodave te para.
Megjithate vetem kaq sepse perioda e trete tregon nje dominim absolut te shkodraneve te cilet e fitojne 32-12 dhe duke hedhur hapin e sigurte drejt fitores. Pavaresisht se Kamza e fitoi 10 minuteshin e fundit 23-19, kjo nuk ndikoi aspak ne fatet e takimit qe u fitua me nje diference prej 19 pikesh ne favor te kuqebluve.
Me i miri per ta ne kete ndeshje ishte Walton me 29 pike te shenuar, por per t’u permendur eshte aktivizimi per here te pare ne nje ndeshje te kampionatit, i basketbollistit 14 vjeçar shkodran Samuel Bazhdari i cili barazoi rekordin e legjendës Ermal Kuqo për debutimin më të ri në moshë me fanellën e Vllaznisë.
Nderkohe nje jave para fundit te kampionatit te rregullt, ekipi shkodran e sheh veten serish jashte katershes se pare qe shkon ne play-off dhe shume percaktues per te do te jete ndeshja e javes se ardhshme ne Shkoder ndaj Apolonise e cila duhet fituar me çdo kusht.(www.shkodrasport.com)