Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka pak shanse per te qene ne katershen e ekipeve qe do te vijojne me tej rrugetimin e tyre ne fazen play-off per te nxjerre me pas kampionen e Shqiperise se ketij sezoni. Kjo sepse tashme vetem pak gjera jane ne doren e saj kur ka mbetur edhe vetem nje ndeshje deri ne fundin e kampionatit te rregullt.
Ne javen e parafundit, Vllaznia fitoi ne Kamez ndersa rivalet e saj jane ndeshur ne Fier dhe Apolonia pas dy shtesash rradhazi ka fituar ndaj Tiranes me rezultatin 104-103. Ne kete menyre renditja nje jave para fundit te kampionatit eshte si me poshte.
Renditja: 1. Besëlidhja 35 pikë, 2. Teuta 28 pikë, 3. Apolonia 28 pikë, 4. Tirana 27 pikë, 5. Vllaznia 26 pikë, 6. Kamza Basket 23 pikë.
Kjo do te thote se Beselidhja, Teuta dhe Apolonia e kane siguruar tashme fazen play-off dhe mbetet per t’u percaktuar skuadra e katert. Kush do te jete Tirana apo Vllaznia? Kjo mbetet per t’u percaktuar fundjaven qe vjen.
Vllaznia pret ne “Qazim Dervishi” ekipin e Apolonise qe e ka arritur objektivin dhe shanset jane te medha qe shkodranët te fitojne, por kjo nuk u siguron asgje sepse i duhet te humbe Tirana ndaj Beselidhjes. Kjo do te thote se basketbollistët kuqeblu jane “ne doren” e lezhjaneve per te siguruar nje vend ne play-off.
Ne rast se Vllaznia mund Apolonine dhe Tirana humbet ndaj Beselidhjes, shkodranet dhe bardheblute do te barazoheshin me nga 28 pike ne renditje. Sipas rregullores, kur dy ekipe kane pike te barabarta, hyn ne fuqi rregulli i ndeshjeve direkte. Edhe keto Vllaznia e Tirana jane te barabarta sepse kane arritur nga dy fitore secila ne perballjet me njera- tjetren.
Pikerisht prej kesaj, pastaj do te kalohet tek koshat e shenuar ne keto kater perballje. Vllaznia dy fitoret e saj i ka me rezultatet 90-76 dhe 88-85, pra ne total me nje diference prej 17 pikesh ndaj bardhebluve. Keto te fundit nderkohe fitoret e tyre i kane me rezultatet 89-80 dhe 83-82, pra me 10 pike diference. Ne kete aspekt, me nje pikaverazh me te mire do te ishte ekipi shkodran qe do te shkonte ne play-off dhe Tirana do te mbeste jashte.
Por siç e thame edhe me lart gjithçka do te vendoset ne sfidat e javes se ardhshme ku pikesepari Vllaznia duhet te beje detyren duke fituar ne Shkoder ndaj Apolonise dhe pastaj te prese “dhuraten” nga Beselidhja per ta mundur Tiranen. Nje ekuacion jo i veshtire per t’u zgjidhur, por qe mund te kete edhe te papritura.(www.shkodrasport.com)