Pasi ka arritur te siguroje nje vend ne katershe, per Vllaznine e basketbollit te meshkujve nuk do te kete shume kohe ne dispozicion per te pergatitur ndeshjen e pare gjysmefinale te kampionatit, ate ndaj Beselidhjes.
Federata Shqiptare e Basketbollit tashme i ka caktuar edhe datat e ndeshjeve te ketij turi dhe e para do te jete pikerisht neser, me date 10 prill. Ajo do te luhet ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit, si fushe pritese e ekipit te Beselidhjes qe ka qene i renditur me mire ne klasifkim.
Ky takim eshte planifikuar te startoje ne oren 20:00 dhe shkodranet e drejtuar nga Eni Llazani do te provojne pse jo te perserisin suksesin e para tre javeve kur i shkaktuan lezhjaneve te paren humbje ne keto dy vitet e fundit.
Nderkohe ndeshja e dyte do te luhet te dielen qe vjen, ne oren 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” e me pas do te luhet me pas edhe i treta. Kjo do te luhet me 17 prill ne Tirane ne ora 18:00. Kujtojme qe çifti tjeter gjysmefinalist eshte ai ne mes Teutes se Durresit dhe Apolonise se Fierit.(www.shkodrasport.com)