Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te luaje pasditen e sotme ndeshjen e peste gjysmefinale te kampionatit, ate ndaj Teutes.

Skuadra shkodrane do te provoje ta fitoje ate dhe te shkoje ne finale ndaj Beselidhjes. Ne fakt ne kater perballjet e deritanishme eshte verejtur nje dominim i durraakeve ne “Ramazan Njala” dhe i shkodraneve ne “Qazim Dervishi”

Por kuqeblute e Damian Bekteshit do te provojne ta thyejne kete “tabu” dhe si rrjedhoje do te kerkojne fitoren ne ndeshjen e sotme qe do te luhet ne pallatin e sportit te Durresit.

Forma e ekipit te Vllaznise duket shume e mire dhe si rrjedhoje do te provojne fitoren sepse deshira ne kampin shkodran eshte e madhe per t’u rikthyer pas disa vitesh serish ne finalen per titullin kampion./www.shkodrasport.com/