Vllaznia ne basketboll per te rinj ka marre nje tjeter fitore me shume vlere ne kampionat. Ajo e djeshmja ndaj “Goga Basket” ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne fakt ka dhuruar shume emocione sepse eshte rregjistruar vetem ne kohen shtese.
Takimi eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte. Ne fillim jane basketbollistet e rinj shkodrane qe e kontrollojne lojen dhe udheheqin edhe rezultatin e mbyll gjysmen e pare te ndeshjes ne avantazh.
Por ne fillimin e pjeses se dyte, jane miqte nga Durresi qe arrijne te permbysin rezultatin dhe jane ne avantazh deri pak sekonda para fundit. Kur kishin mbetur edhe 30 te tilla nga fundi, Goga udheheq 59-55, por Vllaznia shenon 4 pike dhe e çon ndeshjen ne shifrat e barabarta 59-59 dhe me pas edhe ne shtese.
5 minutat e saj nuk nisin mire per shkodranet, por jane serish ata qe arrijne te permbysin gjithçka dhe ne fund kane arritur te fitojne me rezultatin 65-63. Nje fitore me shume vlere per ekipin e Vllaznise U18 qe i ka entuziasmuar te gjithe.
Me se shumti trajnerin Roland Koka qe ben nje pune te jashtezakonshme me keta djem dhe ka krijuar nje ekip vertete simpatik qe vazhdon te fitoje jave pas jave duke e shnderruar ate ne pretendent per titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/