Vllaznia U18 ne basketboll per djem ia ka dale me sukses qe te kualifikohet per ne gjysmefinale te kampionatit. Diten e djeshme ajo ka luajtur ne kryeqytet ndaj ekipit Invaders dhe ka fituar me rezultatin e ngushte 54-53.
Ka qene nje takim i shoqeruar me shume rivalitet, ku ne fillim ka qene ekipi Invaders i cili ishte ne udheheqje te rezultatit, por shkodranet arriten qe te barazojne fillimisht dhe me pas edhe te kalojne ne avantash duke fituar ne fund me vetem nje pike diference.
Ne kete menyre, Vllaznia U18 e drejtuar nga trajneri Roland Koka dhe ndihmesi i tij Kristian Koçeku ka fituar te drejten per te luajtur ne gjysmefinale ku do te ndeshen me ekipin “Goga”. Nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e Federates Shqiptare te Basketbollit kane menduar qe ndeshjet gjysmefinale dhe ajo finale e kampionatit te kesaj grupmoshe te zhvilloheshin kete fundjave ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Si rrjedhoje trajneri Koka dhe shoqata e basketbollit Vllaznia e ka mirepritur nje gje te tille dhe ka nisur te marre masat per mbarevajtjen e ketyre ndeshjeve, por nderkohe sot ka ardhur edhe vendimi perfundimtar qe keto ndeshje do te zhvillohen ne pallatin e sportit “Goga” ne Xhafzotaj te Durresit.
Gjysmefinalet do te luhen te shtunen, ndersa finalja te dielen. Vllaznia padyshim qe do te futet ne fushe me objektivin e qarte per ta fituar ndeshjen, ndonese kjo do te jete pak e veshtire, megjithate djemte kuqeblu kane treguar se mund t’ia dalin./www.shkodrasport.com/