Po zhvillohet ne Shkoder faza perfundimtare e kampionatit te basketbollit per te reja dhe ne “Qazim Dervishi” jane ndeshur sot ne dy takimet gjysmefinale kater ekipet me te mira te vendit dhe pikerisht, Vllaznia, Tirana, Goga Basket dhe The Roses.

Takimi i pare ka qene ai ne mes vendaseve te drejtuara nga trajnerja Ingrida Dashja dhe permetareve te The Roses. Vajzat shkodrane e kane dominuar ndeshjen dhe si rrjedhoje nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren duke sigluar shifrat perfundimtare 52-45 ne favorin e tyre.

Gjysmefinalja e dyte ka qene ajo ne mes Tiranes dhe Goga Basket. Vajzat bardheblu kane luajtur me mire se durrsaket dhe ne fund kane fituar pa as me te vogel veshtiresi me shifrat 54-38, duke siguruar ne kete menyre finalen.

Kjo e fundit do te luhet neser (e diele) ne oren 13:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe perballe njera- tjetres do jene Vllaznia vendase dhe Tirana. Shkodranet duke patur edhe mbeshtetjen e tifozeve te saj mendohet te jene favorite, megjithate gjithçka do te vendoset ne fushen e lojes.(www.shkodrasport.com)