Basketbolli ka qenë sporti më I dashur për sportdashësit shkodranë gjatë vitit 2013. Ekipi I meshkujve të Vllaznisë si gjatë kampionatit të kaluar, ashtu edhe gjatë gjysmës së parë të kampionatit aktual, ka arritur të bëjë gjithçka mirë duke ndërtuar një ekip pretendent dhe mbi të gjitha duke mbushur plot e përplot në çdo ndeshje shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Kjo e fundit madje mund të konsiderohet si arritja më e madhe e tij dhe e klubit Vllaznia. Atë që nuk po ua dhuron futbolli tifozëve shkodranë, po ua dhuron basketbolli.
Fitorja e Kupës së Republikës ka qenë qershia mbi tortë për pjestarët e këtij ekipi dhe tifozët pikërisht në prag të festave të fundvitit. Megjithatë kjo nuk mjafton. Ajo çfarë kërkohet është vazhdimi I këtyre sukseseve edhe gjatë vitit 2014. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse gara për titullin kampion do jetë shumë e vështirë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj është e përgatitur për të synuar titullin kampion këtë sezon. E mbështetur financiarisht edhe nga presidenti Sokol Dibra, Vllaznia për meshkuj pritet ta vazhdojë ecurinë positive edhe në të ardhmen. Titulli kampion I mungon këtij ekipi që nga viti 2000 dhe kësisoj 14 vitet e mungesës kanë sjellë një dëshirë edhe më të madhe të basketbollistëve, stafit drejtues dhe tifozëve, për ta kurorëzuar me sukses këtë sezon të shkëlqyer. Të gjithë po punojnë fort për arritjen e këtij objektivi dhe tashmë gjatë vitit 2014 pritet vetëm kurorëzimi.
Gjergj KOLA