Fitoret e ekipit të basketbollit të të rejave të Vllaznisë nuk kanë të ndalur.
Ditën e djeshme ato kanë luajtur ndeshjen e rradhës në vlorë ndaj Flamurtarit vendas.
Padyshim që kishim të bënim me një ekip me traditë në basketbollin shqiptar të femrave megjithatë sa i takon kategorisë së të rejave, ai tregoi se nuk është në lartësinë e shkodraneve.
Këta të fundit kanë fituar me rezultatin e thellë 89-44. Vetë diferenca prej 45 pikësh e tregon më së miri këtë gjë.
Deri më tani Vllaznia nën drejtimin e trajnerëve Xhuli Shestani e Renato Radoja ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet e luajtura.
Prandaj dhe kryeson me meritë renditjen e kampionatit duke qenë pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion të këtij sezoni.
© shkodrasport.com