Një ecuri shumë e mirë është ajo e ekipit të basketbollit të të rejave të Vllaznisë në tre javët e para të kampionatit teksa kanë arritur t’i fitojnë të treja ato. Por fitorja e arritur dy ditë më parë ka qenë më e veçanta sepse ka qenë një fitore për rekord “Guinnes”. Duke luajtur ndaj Teutës në Durrës, vajzat shkodrane të drejtuara nga trajnerja Xhuli Shestani kanë fituar me rezultatin shumë të thellë 106-17. Pra me 89 pikë diferencë!. Vllaznia për të reja udhëheq e vetme renditjen e kampionatit me pikë të plota 6 dhe me pikaverazh: 261-97.
Sigurisht që objektivi i këtij ekipi është shpallja kampion këtë sezon sepse elementi që ka në përbërje premton shumë.
© shkodrasport.com