Në fazën e parë në Elbasan, Vllaznia në basketboll për të rinj është mundur nga skuadra vendase. Ka qenë një nga dy humbjet e vetme të saj deri më tani në kampionat.
Pikërisht për këtë arsye, takimi i sotëm i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është vlerësuar maksimalisht nga basketbollistët e rinj shkodranë.
Dhe në fakt, ata e kanë treguar edhe në fushën e lojës se fitorja nuk do ishte asnjë problem për ta.
E tregon këtë gjë edhe rezultati i arritur në fund të takimit, 89-35. Pra, me 54 pikë diferencë, çka tregon më së miri se Vllaznia U-18 ndodhet në rrugën e duhur për mbrojtjen e titullit kampion.
Megjithatë deri në fund ka ende edhe shumë rrugë për të bërë. Edhe shumë sfida për t’u fituar.
© shkodrasport.com