Ecuria e mirë gjatë dy fazëve të para të kampionatit, nuk i ka mjaftuar ekipit të Vllaznisë në basketboll për të rinj.
Ai nuk ka arritur dot të shkojë as në finale të këtij kompeticioni duke u detyruar ta dorëzojë para kohe titullin kampion që mbante prej sezonit të kaluar.
Në ndeshjen gjysmëfinale të luajtur ndaj ekipit Superior Klima, djemtë shkodranë jo vetëm që nuk kanë arritur dot të fitojnë por janë paraqitur edhe dobët ndonëse konsiderohej një ndeshje e rëndësishme nga ana e tyre.
Federata Shqiptare e Basketbollit kishte vendosur që ndeshjet e turit final të këtij kampionati të zhvilloheshin në sallën sportive të Kamzës.
Sipas shortit të hedhur, përveç çiftit Vllaznia- Superior Klima, çifti tjetër gjysmëfinalist ka qenë ai Tirana- Kamza Basket.
Në ndeshjen e ekipit shkodran ndonëse u mendua të kishte një paraqitje tjetër, në fakt nuk ka ndodhur kështu.
Trajneri Roland Koka ka mbetur shumë i zhgënjyer nga loja që kanë zhvilluar sportistët e tij dhe në fund ka ardhur humbja me shifrat 65 me 87.
Kjo ka bërë që kuqeblutë ta mbyllin këtu rrugëtimin e tyre duke mos arritur dot në finale për të luftuar pastaj për fitimin sërish të titullit kampion.
Në fakt, në fund ka qenë ekipi i Kamzës ai që është kurorëzuar si më i miri i këtij sezoni.
Në këtë mënyrë është mbyllur këtu edhe rrugëtimi i këtij ekipi të Sportklub Vllaznia dhe në lojërat me dorë mesa duket drejtuesit e tij duhet të krenohen vetëm me titujt kampion të volejbollisteve dhe basketbollisteve të reja.
Të gjitha ekipet e tjera kanë lënë shumë për të dëshiruar me paraqitjet e tyre duke qenë lart prishmërisë.
www.shkodrasport.com