Java e shtatë e kampionatit kombëtar të basketbollit për të rinj ka rregjistruar edhe fitoren e pestë të ekipit të Vllaznisë.

Në ndeshjen e luajtur në “Qazim Dervishi”, ai ka fituar me rezultatin 56-51 ndaj Goga Basket.

Por duhet thënë se fitorja nuk ka qenë aspak e lehtë sepse përgjatë gjithë takimit, ka patur rivalitet në mes dy ekipeve.

Vllaznia me këtë fitore, Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e dytë në renditje me 12 pikë, vetëm një më pak se Tirana.

Një ecuri e tillë në ndeshjet e fundit ka bërë që ekipi shkodran të tregohet potent dhe me siguri që do të jetë një nga pretendentët për fitimin e titullit kampion këtë sezon.

Trajneri Roland Koka e ka deklaruar edhe më përpara se ky është objektiv, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë për ta mbrojtur titullin e fituar edhe sezonin e kaluar.
© shkodrasport.com