Basketbollistet e Vllaznisë pas fitores javën e kaluar në Korçë ndaj Skënderbeut, nuk kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë edhe pasditen e sotme në kryeqytet ndaj Tiranës. Kjo e fundit ka fituar 95-37 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen që çeli javën e 3-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, luajtur në “Fahrie Hoti”.
Një ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës nga basketbollistet bardheblu, që në asnjë moment nuk e vunë në diskutim fitoren. Avantazhi 30-8 krijuar që në mbyllje të periodës së parë tregoi diferencat e mëdha që dy skuadrat kishin në parket dhe praktikisht vulosi fitoren e bardhebluve. Vllaznia jo vetëm që e ndjeu veten inferiore, por në asnjë moment nuk tentoi të rivalizojë, duke u dorëzuar shumë shpejt.
© shkodrasport.com