Pas dy humbjesh rradhazi, basketbollistët e Vllaznisë janë rikthyer tek fitorja sërish.

Pasditen e së mërkurës ata kanë luajtur në kryeqytet ndeshjen e rradhës ndaj ekipit “Eagle”.

Në fund të takimit, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e thellë 108-61. Vllaznia nuk e ka patur aspak të vështirë të fitojë ndaj ekipit më të dobët të kampionatit.

Vetëm në periodën e parë ka patur deri diku rivalitet dhe ajo është fituar nga miqtë 27-20 por epërsia ka ardhur duke u thelluar në të dytën që u fitua sërish prej tyre, këtë herë me shifrat 29-12.

Ndërkohë, në periodat e treta e të katërta, rezultati do të thellohej sërish dhe ato fitohen përsëri me rezultatet 26-12 dhe 26-10 duke mbyllur gjithë ndeshjen me 47 pikë.

Por për javën e 13-të të kampionatit, ka qenë disi surprizë fitorja e Kamzës ndaj Teutës, çka e mban të parën sërish në garë për vendin e katërt në renditje.

Padyshim që sfida e kësaj fundjave në mes Kamzës dhe Vllaznisë do të përcaktojë shumë gjëra për fatin e skuadrës së katërt që do të shkojë në play-off.
© shkodrasport.com