Problemi i basketbollistëve të Vllaznisë që ende nuk mund të stërviten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vazhdon ende. Mes drejtuesve të shoqatës dhe atyre të Bashkisë akoma nuk ka një marrëveshje të shkruar megjithatë brenda pak ditësh mësohet se ajo do të firmoset.

Por ndërkohë basketbollistët e Vllaznisë nuk kanë mundur të qëndrojnë pushim sepse kampionati po afron. Kapiteni Berdica mesa duket ka zgjedhur palestrën për të ruajtur formën dhe nisur nga një video që ka postuar në instagram, duket se gëzon një formë shumë të mirë sportive.

https://www.instagram.com/p/BZMaOR6AMsx/?taken-by=ervinberdica

Por a mjafton ajo? Sigurisht që jo dhe për më tepër, nuk dihet se çfarë po bën pjesa tjetër e ekipit dhe në këto kushte, sezoni i ri për ekipin e basketbollit të Vllaznisë duket se do të ketë shumë vështirësi.
© shkodrasport.com