Një ndeshje shumë interesante dhe me emocione ka qenë ajo e pasdites së sotme, zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mes Vllaznisë dhe Studentit. Një ndeshje të cilës iu nevojiten dy kohë shtesë për të përcaktuar fituesin dhe për fat të keq, ai ishte ekipi kryeqytetas që në fund kanë fituar 75-72. Ndeshja ka nisur më mirë për Studentin që e mbyll periodën e parë 18-12.

Në të dytën Vllaznia fiton 15-13 duke ngushtuar disi rezultatin megjithatë miket në të tretin e thellojnë sërish atë teksa fitojnë 20-8 dhe kësisoj 10 minuta para fundit, ata udhëheqin me 16 pikë. Në të katërtën duket se fati i ndeshjes është vendosur por Vllaznia e rrit lojën e saj dhe diferenca vjen duke u ngushtuar. Katër sekonda para fundit, Berranija për kuqeblutë shënon trepikëshin përcaktues që barazon shifrat në 58-58 dhe ndeshja shkon në shtesë. E para do të jetë e ekuilibruar dhe sërish barazim 1-1, çka e bën të domosdoshme edhe shtesën e dytë në të cilën Studenti është më i saktë dhe fiton krejt takimin 75-72.

© shkodrasport.com