Vllaznia e basketbollit e ka nisur mire kampionatin duke arritur tre fitore ne tre ndeshjet e para, megjithate ne keto takime ka patur edhe momente qe gjerat nuk kane shkuar dhe aq mire. Ashtu si dhe ne ndeshjen e Liges Ballkanike ku madje u shfaqen hapur disa pakenaqesi te lojtareve te ndryshem ndaj trajnerit Gospodinov.
Ky i fundit i pyetur ne lidhje me keto reagime te lojtareve ne momentin e zevendesimit, e ka ngritur deri diku si shqetesim ndonese fillimisht u mundua ta shfajesonte me nerva loje, por me pas deklaroi se do te binte edhe me stafin per te nderhyre dhe pse jo per te marre masa.
Ne fakt, mjafton te jesh afer ekipit dhe e kupton qarte se ka diçka qe nuk shkon. Kater amerikanet e ardhur kete sezon tek Vllaznia, “favorizon” nga trajneri sepse e nisin lojen si titullar dhe marrin me shume minuta, edhe kur nuk shfaqin asgje ne fushe.
E kunderta me basketbollistet shkodrane qe aktivizohen me pak, por edhe kur futen ne fushe, mjafton nje gabim dhe trajneri i tregon menjehere stolin. Kjo ka bere qe lojtaret te reagojne, ndonese fillimisht nen ze.
I vetmi qe ka folur ka qene Dode Lekndreaj dhe madje edhe ai ne momentin e largimit nga skuadra kur deklaroi: “Ne vertete nuk kemi pasaporta amerikane, por kemi treguar se mund te luajme edhe ne basketboll dhe prandaj duam me shume besim prej trajnerit”.
Nje problem qe me siguri duhet zgjidhur sa me shpejt sepse Vllaznia nuk behet me 4-5 lojtare. Te 12 basketbollistet e federuar duhet te japin kontributin e tyre ne skuader sa here qe t’u kerkohet, ndryshe ajo qe e vuan do te jete skuadra. Ne nje ekip nuk duhet te kete dallime, “amerikane” apo “shkodrane”. Ne fushe duhet te jete ai qe e meriton.
www.shkodrasport.com