Pavaresisht humbjes ne ndeshjen ndaj Teutes, basketbollisti i Vllaznise Elian Memçaj ka bere nje paraqitje shume te mire ne kete sfide dhe jo me kot eshte perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se pare te kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj.

Elian Memçaj ishte më i miri në radhët shkodranëve kundër Teutës. 22-vjeçari regjistroi 26 pikë, 5 kërcime, 4 asistime dhe indeks 33 në humbjen ndaj durrsakëve, më të cilët u aktivizua në sezonin e kaluar. Me keto statistika eshte renditur i treti ne peseshen e me te mireve te kesaj jave.

I pari ka rezultuar te jete Bryen Joseph Powell i cili pati një debutim ëndrrash me Teutën, duke qenë vendimtar në fitoren që durrsakët arritën kundër Vllaznisë në Shkodër. Powell bëri diferencën në parket, duke regjistruar 36 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime, për të arritur edhe indeksin 41, më të lartin e javës. Statistika këto që i japin amerikanit vlerësimin MVP, jo vetëm për ndeshjen por për të gjithë javën.

Fantastik në këtë javë ishte edhe Endrit Hysenagolli i Tiranës, i cili vijon të ketë një rendiment të jashtëzakonshëm në arenën kombëtare. Gjiganti i bardhebluve shkëlqeu në fitoren kundër Kamzës, duke regjistruar 24 pikë, 21 kërcime dhe 1 asistim, për ta mbyllur sfidën me indeksin 38.

Në pesëshe bën pjesë edhe Dearon Tucker i Apolonisë me 24 pikë, 7 kërcime dhe indeks 28, në disfatën treshifrore të fierakëve në shtëpi kundër Besëlidhjes. Amerikani Antwaan Cushingberry i Kamzës, plotëson “top 5” me 20 pikë, 12 kërcime, 4 asistime dhe indeks 26, statistika të fiksuara në humbjen e kamzalinjve kundër Tiranës.