Basketbollisti shkodran Daniel Lekndreaj vazhdon te shkelqeje ne kampionatin kosovar dhe ne ndeshjet e javes se 22-te ka marre çmimin e lojtarit me te mire te saj. Nje vleresim ky i ardhur fale statistikave te shkelqyshme te tij.

Kujtojme qe Lekndreaj kete sezon eshte pjese e ekipit Bashkimi te Prizrenit ku po ben rolin e liderit dhe paraqitjet e tij kane bere per vete te gjithe.

Sipas mediave kosovare, ne perzgjedhjen e 5-shes me te mire te javes ne kampionatin kosovar, ka patur vend padyshim edhe per ish- basketbollistin e Vllaznise, per te cilin shkruhet: “Alo më e mirë këtë javë, shpallet luftëtari shkodran i Bashkimit Daniel Lekndreaj.

Ai në përballjen me Vëllaznimin në Gjakovë, shkëlqeu me double double fenomenal prej 17 pikëve e 15 kërcimeve, ndërsa në mbrojtje ishte i pakalueshëm, pasi vodhi hiq më pak se 5 topa, gjithashtu duke asistuar në sulm tre herë dhe për këtë performancë u vlerësua me indeksin fenomenal prej +28”.

Nderkohe ne fund ka ardhur edhe vleresimi si lojtari me i mire i javes e per kete shkruhet:

MVP I XHIROS 22 – DANIEL LEKNDREAJ (BASHKIMI)

Adhurues të basketbollit, këtë javë sërish për MVP nuk patëm dilemë fare, sepse luftëtari shkodran i Bashkimit na e lehtësoi punën shumë me double double-in e tij fantastik, prej 17 pikëve e 15 kërcimeve dhe duke shtuar edhe 5 topa të vjedhur dhe asistuar 3 herë, andaj me indeksin prej plus 28, më të mirën në xhiron 22… e fiton epitetin e MVP-së së javës në ASIST