Kombetarja U18 e Shqiperise ne basketboll per te rinj e ka nisur me fitore turneun europian te organizuar nga FIBA. Ne ndeshjen e pare te ketij turneu, ajo ka fituar me rezultatin 79-61 ndaj ekipit te San Marinos.

Nje nga lojtaret me te rendesishem ne kete fitore per ekipin tone kombetar ka qene edhe shkodrani Veton Gjeçaj, i cili me lojen e tij shume te mire ka kontribuar ne kete sukses te pare.

Basketbollisti i Vllaznise ka arritur te shenoje 10 pike ne kete ndeshje, ka zoteruar 9 topa ne tabele dhe ka fituar 4 topa “te vjedhur”, statistika keto qe e kane bere ate nje nga lojtaret me te rendesishem te kuqezinjve.

Kujtojme qe Gjeçaj eshte edhe pjese e ekipit te pare te Vllaznise dhe herepashere ka kontribuar edhe per te, paveresisht moshes shume te re qe ka. Tashme po e ben kete gje me se miri edhe me ekipin tone kombetar te 18 vjeçareve.

Neser Shqiperia do te luaje ndeshjen e dyte teksa perballe kete here do te jete ekipi i Monakos dhe Gjeçaj bashke me lojtaret e tjere te kombetares tone, do te synojne edhe fitoren e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/