Diten e djeshme kane perfunduar ndeshjet e “U18 Women’s European Championship Division C” ku ka marre pjese edhe kombetarja shqiptare, pjese e se ciles ashtu siç kemi bere te ditur kane qene edhe 4 basketbolliste te Vllaznise si dhe trajnerja e saj Medina Mustafa qe ka qene pjese e stafit teknik ne rolin e ndihmeses te trajneres se pare Elona Hasanaj.

Kombetarja U18 e Shqiperise arriti te shkonte deri ne finale pas 4 fitoreve te arritura, por ne ndeshjen e fundit jane mundur nga Malta me rezultatin 56 – 47 duke u mjaftuar keissoj me vendin e dyte.

Por nderkohe njera prej basketbollisteve te Vllaznise, pikerisht Anisa Bokrina eshte shpallur pjese e “Starting Five” si njera prej 5 basketbollisteve me te mira te aktivitetit.

Nje vleresim mese i merituar per kete basketbolliste te talentuar e cila eshte njekohesisht nje nga pikat me te forta edhe te ekipit te Vllaznise. Nje lojtare qe premton shume per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/