Basketbollistja e Vllaznise Bernada Rreshpja e nis edhe sezonin e ri aty ku e mbylli sezonin e kaluar: Si pikeshenuesja me e mire e kampionatit dhe lojtarja me e mire e ndeshjes. Nje vleresim i tille ka ardhur pas ndeshjeve te javes se pare te tij. Ajo ka qene shume percaktuese ne fitoren e skuadres shkodrane ne Durres ndaj Teutes me rezultatin 84-70.

Ne kete perballje regjistroi 39 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime, duke shënuar indeksin 37 në fitoren që Vllaznia arriti në Durrës kundër Teutës. Si rrjedhoje Rreshpja ka marre edhe vleresimin si lojtarja me e mire e kesaj jave (MVP).

Në formacionin e javës bën pjesë edhe Liliane Ndongbwo e Tiranës, protagoniste në suksesin që vajzat bardheblu shënuan në Vlorë kundër Flamurtarit. Lojtarja nga Republika Demokratike e Kongos regjistroi 28 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim, duke arritur indeksin 32 në sfidën kundër ish-ekipit të saj.

Mes më të mirave është edhe Ornela Lalaj e Partizanin. Kapitenia e të kuqeve u dallua në triumfin kundër Studentit, duke koleksionuar 19 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, me indeksin 28. Më tej “top 5” kompletohet nga Marinela Gjergji e Studentit (21 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, indeksi 27) dhe Orjana Hasani e Teutës (17 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, indeksi 27), por paraqitjet pozitive të tyre ishin të pamjaftueshme për tu dhënë suksesin ekipeve ku militojnë.