Federata Shqiptare e Basketbollit ka zhvilluar ditën e sotme ceremoninë e shpalljes së basketbollistëve më të mirë të vitit. Për meshkuj, më i miri është shpallur ai i Tiranës- Gerti Shima. Por sakaq, basketbollistja më e mirë është shpallur një…miss. Themi kështu duke parë fotot e publikuara prej vetë saj në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për basketbollisten e Flamurtarit Elektra Zyka.
Bukuroshja vlonjatë është e zonja në parket, por edhe jashtë saj, teksa nuk ngurron që shpesh herë të tregojë format e saj perfekte me fotot që poston në rrjetet speciale.27-vjeçarja ka postuar foton e vlerësimit nga FSHB, ndërkohë që numëron mbi 4 mijë ndjekës. Flamurtari mbetet skuadra për t’u mundur në basketbollin e femrave, ndërkohë që Elektra shijon momentin mjaft pozitiv që po kalon në karrierë.
© shkodrasport.com