Basketbollistja shkodrane Anisa Bokrina ka bere paraqitje shume te mira ne ndeshjet e Kampionatit Europian U20, Divizioni B, ndeshjet e te cilit u zhvilluan ditet e fundit ne Sofje te Bullgarise.
Ajo ka arritur te jete ne listen e pikeshenueseve me te mira te Kampionatit duke qene e pozicionuar ne vendin e 17-te ne mes 50 basketbollisteve qe FIBA ka evidentuar ne kete aspekt statistikor.
18 vjeçarja qe eshte njekohesisht edhe nje nga elementet me te rendesishme te ekipit te te rriturave te Vllaznise, tregoi vlerat e saj edhe me kombetaren U20 duke arritur te shenonte nje mesatare te pelqyeshme pikesh per ndeshje, pikerisht 12.3.
Nderkohe kujtojme qe pjese e kombetares ne ndeshjet e ketij Europiani kane qene edhe tre basketbollistet e tjera te Vllaznise, Melida Hykaj, Anisa Musaja dhe Sara Murçaj./www.shkodrasport.com/