Basketbollistja shkodrane Bernada Rreshpja mbremjen e djeshme eshte shpallur kampione e Shqiperise me ekipin e Flamurtarit. Ky i fundit fitoi edhe ndeshjen e trete te play-off ndaj Tiranes duke mos patur nevoje per sfide te katert apo te peste dhe gjithçka u mbyll me kurorezimin e tij.

Rreshpja la Vllanine ne fillimin e muajit mars me mirekuptimin e drejtuesve duke u huazuar tek vlonjatet deri ne fund te sezonit dhe ky huaim ia ka vlejtur. Kjo sepse ne nje periudhe prej me pak se dy muajsh ajo ka fituar dy trofe me ekipin e Flamurtarit.

Fillimisht duke fituar Ligen Unike pas triumfit ndaj Pejes ne finale dhe tashme edhe kampion i Shqiperise. Basketbollistja shkodrane ka dhene edhe ajo kontributin e saj ne keto suksese duke treguar edhe njehere tjeter se mbetet nje nga lojtaret me te mira te kampionatit.(www.shkodrasport.com)

Finale-Femra

Nd.1, Flamurtari – Tirana, 68-53

Nd.2, Tirana – Flamurtari, 69-78

Sot, Flamurtari – Tirana, 63-53 (3-0)