Pasi i ka shtuar lojës së bukur edhe treguesin që arrin të fitojë duke vuajtur, Italia e Roberto Mançinit niset drejt çerekfinales së “Euro 2020”-ës me një vetëdije gjithmonë e më të lartë të mjeteve në dispozicion.

Do të shikohet nëse Italia do të rikthehet në një gjysmëfinale europiane pas asaj të vitit 2012 dhe nëse do të qën- drojë në garë për ta fituar turneun pas plot 53 vitesh.

Kuotat e Belgjikë-Itali përshkruajnë në mënyrë perfekte atë që është pa dyshim sfida më e ekuilibruar nga ato të luajtura deri tani.

Fitorja e Belgjikës kuotohet 3,10, barazimi 2,95, ndërsa fitorja e Italisë 2,25. Tashme mbetet per t’u luajtur ndeshja, per te pare se cila prej ketyre skuadrave avancon me tej ne kete kompeticion te rendesishem.