Ndeshja e se premtes ne Moldavi mes skuadres vendase dhe asaj shqiptare pritet me shume interes nga te dy ekipet. Kuqezinjte pritet qe me nje rezultat pozitiv te sigurojne qe ne kete ndeshje kualifikimin per ne “Euro 2024”.
Por nga ana tjeter edhe moldavet po kalojne nje moment te mire dhe shpresojne shume ne fitoren, per te qene ne loje deri ne fund per vendin e dyte qe i çon edhe ata ne Europian. Por si paraqitet situata ne kompanite e basteve ne kete pragndeshje?
Ashtu siç pritej, duke parë formën e mirë që Kombëtarja shqiptare po kalon në këtë fushatë kualifikuese, edhe kompanitë e basteve shohin si favoritë kuqezinjtë në përballjen me Moldavinë.
Një fitore e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1.80, ndërsa barazimi shkon në 3.45. Sipas kompanive të huaja, një fitore për vendësit vlerësohet 4.70, ndërsa 2.25 është kuota e shënimit të 3 golave.